Përkthimi me shkrim shqip gjermanisht
Ju kërkoni një përkthyese profesioniste dhe kompetente për dokumentet tuaja?
Profesioni i përkthyesit me shkrim, duke përfshirë këtu jo vetëm vërtetimin zyrtar, por edhe dokumentin në stil të gjerë, nuk është i mbrojtur ligjërisht dhe jo rrallë ndeshim përkthime me cilësi të dobët, që nuk ofrojnë regjistrin dhe ligjërimin e përshtatshëm gjuhësor, përkthime që thjesht nuk tingëllojnë natyrshëm në gjuhën përkatëse.
Përkthimi me shkrim nënkupton transmetimin e një materiali të shkruar nga një gjuhë që shërben si pikënisje në një gjuhë tjetër të synuar. Një përkthim cilësor i fiksuar me shkrim kushtëzon domosdoshmërisht jo vetëm të kuptuarit e përmbajtjes, por edhe korrektësinë dhe dhuntinë e të shprehurit gjuhësor.
Etika profesionale, betimi i bërë si përkthyese zyrtare e licencuar dhe detyrimi ligjor për ruajtjen e sekretit profesional përbëjnë bazën e diskrecionit në punën time, kur është fjala për datat dhe të dhënat private. Të jeni të bindur që unë nuk e shpërdoroj mirëbesimin tuaj dhe i përmbahem rreptësisht ruajtjes së sekretit profesional gjatë punës sime.
„Të përkthesh është sikur të luash një pjesë muzikore. Natyrisht që je i detyruar t‘i bindesh partiturës që ke përpara, por secili luan megjithatë sipas mënyrës së tij.“
Niels Brunse
Çfarë ofroj unë në punën time si përkthyese me shkrim?
- Kontakt të drejtpërdrejtë, pa ndërlikimet burokratike që sjell një agjenci.
- Përkthim me profesionalitet të lartë, duke ruajtur me besnikëri të gjitha hollësitë formatuese të tekstit pikënisës dhe duke ju përmbajtur kontekstit kulturor.
- Cilësi të garantuar jo vetëm përmes zotërimit të shqipes si gjuhë nëne dhe gjermanishtes në të njëjtin nivel, por edhe përmes dijes së thellë shkencore për gjuhët shqip dhe gjermanisht.
- Përkthim korrekt duke respektuar njëkohësisht stilin, regjistrin gjuhësor dhe terminologjinë në tekstin e synuar.
- Respektim të veçorive ndërkulturore dhe sociokulturore gjatë përkthimit.
- Lektorat përmes një native speaker në gjermanisht.
- Kompetencë të gjerë hulumtuese në fusha nga më të ndryshmet përmes kulturës shkencore universitare dhe pasuniversitare (diplomim universitar në Shqipëri dhe në Gjermani, doktorim në Universitetin Ludwig-Maximilian të Mynihut.
- Përvojë pune 25 vjeçare për gjuhët shqip dhe gjermanisht duke përkthyer tekste dhe dokumente nga më të ndryshmet.
- Spektër të gjerë dijesh aktuale lidhur me leksikun në përgjithësi dhe atë terminologjik në veçanti, përmes një kualifikimi dhe angazhimi shkencor të vijueshëm në Gjermani, Shqipëri dhe Kosovë.
- Formatim të njëjtë me origjinalin gjatë përkthimit, duke lehtësuar kësisoj ndjeshëm marrëdhënien me entet dhe organet zyrtare.
- Respektim rigoroz të afatit, duke jua dërguar përkthimin sipas dëshirës me postë ose në formë elektronike.
- Diskrecion të plotë, në raste konkrete edhe përmes një marrëveshjeje me shkrim për ruajtjen e sekretit profesional.
Çfarë përkthej unë?
Përkthime të licencuara
- Certifikata të të gjitha llojeve (certifikata lindjeje, martese etj.)
- Dëftesa shkolllore, diploma shkollore dhe universitare
- Dokumentacioni aplikues për lirimin dhe marrjen e nënshtetësisë
- Leje vozitjeje për automjet
- Dëshmi penaliteti
- Dokumente identiteti
- Vërtetime zyrtare të çdo lloji
Tekste juridike
- Vendime gjykate
- Tekste ligjore
- Certifikata
- Dokumentacion trashëgimie
- Dokumentacion birësimi
- Dokumentacion kontratash (kontrata blerjeje, furnizimi apo martese)
- Kushtet e përgjithshme të kontratës
- Prokura
- Dokumentacion dogane për import dhe eksport
Përkthime në fushën e mjekësisë
- Relacione mjekësore
- Ekspertiza mjekësore
- Informacione për pacientë
- Letrat shoqëruese të medikamenteve
- Evidenca mjekësore
- Shpjegime për produkte të ndryshme
- Dokumentacion për teknologjinë farmaceutike
- Dokumentacion për teknikën mjekësore dhe laboratorike
- Dokumentacion për menaxhimin shëndetësor dhe përkujdesjen shëndetësore
Përkthime të tjera të specializuara (ndër të tjera në fushën e politikës, financës, ekonomisë, marketingut, turizmit)
- Dokumentacion shoqërues për fushat e mësipërme
- Udhëzues përdorimi
- Manualë teknikë
- Broshura, prospekte, fletëpalosje
- Katalogë për produkte të ndryshme
Dokumente dhe tekste të llojeve të ndryshme
- Dokumentacionin përkatës për konkurrim (CV, letër motivimi apo shoqëruese)
- Të gjitha format e korrespondencës private (letra, mail-e)
- Parashtrime, ligjërata, botime
- Faqe elektronike
Cilësia e përkthimeve të ofruara garantohet edhe nga mundësia e këshillimit me një specialist/e për fushat e përmendura më sipër. Gjatë një bisede paraprake lidhur me kërkesën tuaj ju mund të bindeni për cilësinë e punës që ju ofroj. Në rast se keni pyetje të tjera ose dëshironi një ofertë konkrete, ju lutem më kontaktoni.